Dramë në KZAZ e Kamzës/ Policia hedh gaz, polici bashkiak humb ndjenjat

E mërkurë, 19 June 2019 11:00

Një qytetar humb ndjenjat pas hedhjes së spray-t nga policia. Ai është futur në një makinë nga protestuesit e tjerë, i pavetëdijshëm, për tu dërguar për në spital. Mësohet se i lënduari është efektiv i policisë bashkiake.

Situatë e tensionuar në KZAZ e bashkive të cilat kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili rrëzoi 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale. Tensione janë vënë re dhe në një shkollë në Kamzë, në ambjentet e së cilës është vendosur një KZAZ. Qytetarët tentuan të hapin me forcë derën kryesore të godinës ku ndodhet KZAZ e Kamzës. Por, policia i sprapsi me spraj. Qytetarë dhe efektivë policia shfaqën shqetësime shëndetësore nga përdorimi i gazit.

Policia ka sprapsur edhe kamerat e mediave nga ambientet e jashtme të portës hyrëse të KZAZ-së. Bashkia duke zbatuar dekretin e presidentit Meta ka dhënë urdhër për lirimin e ambientit.

Video

Login to post comments