Situatë e tensionuar raportohet në të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita në mbarë vendin. Në këto momente në Çorovodë janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë së rendit.
Mësohet se mbështetës të LSI kanë kërkuar lirimin e ambjenteve zgjedhore të KZAZ-së nr 66 në pallatin e kulturës, 'Riza Cerova'.
Po ashtu tensione ka edhe në qytetin e Bilishtit. Nënkryetari i bashkisë Ylli Taho, i kërkon shefit të komisariatit të lirojë ambientet e KZAZ-së 70. "Po zbatojmë dekretin e presidentit. Lironi pronën e bashkisë. Edhe policia duhet ta zbatojë. Nuk mund ta mbani godinën ju po na zaptoni pronën" ka thënë ai. Ndërsa shefi i komisariatit Fejzollari u shpreh se "nuk mund të hyni në objekt.