Bardhi: Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social

E mërkurë, 19 June 2019 11:59

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka bërë një thirrje të fortë në rrjetet sociale sot në mesditë, në kulmin e tensioneve të fortave në disa bashki të vendit, ku qytetarë të revoltuar kërkojnë respektimin e dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Bardhi shkruan: "Sulmi ndaj qytetareve ne gjithë Shqipërinë është kriminal dhe i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama. Edi Rama do mbaje përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social, dhunën ndaj qytetareve dhe për cenimin e stabilitetit demokratik te vendit.

Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje te votave, krim te ri zgjedhor ne 2019, nuk ka per te patur. Te vendosur per te mbrojtur Kushtetuten dhe demokracine! Asnje hap pas!"

Login to post comments