Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar lidhur me ngjarjet e ditës së sotme në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se, Shqipëria e Edi Ramës është kthyer në një regjim të ngjashëm me atë të Erdogan në Turqi dhe atë të Putin në Rusi.
“Shqipëria njësoj si regjimet e Putin dhe Erdogan. Arrestimi i opozitarëve është urdhëruar nga regjimi socialist. Trazita dhe sulme në të gjithë vendin. Jo mirë”, shkruan Tiede në reagimin e tij.
Peter Tiede është gazetari që po bën publikimin e përgjimeve në gazetën "Bild", të cilat, sipas informacioneve për Syri.net, pritet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.