Burime të DW bëjnë të ditur se Edi Rama ka refuzuar ndërmjetësimin gjerman përsa i përket krizës në Shqipëri. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, Johann David Wadephul është ofruar për ndërmjetësimin gjerman për çështjen e krizës dhe Rama me Rilindjen kanë refuzuar me arsyen e mos shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Akt i rëndë si etërit, si bijtë, të kujton faktin e viteve të fundit të diktaturës komuniste kur personalitetet gjermane, konkretisht Hans-Dietrich Genscher i cili ishte ministri i jashtëm dhe zv/kancelari i Gjermanisë , gjatë vizitës në Shqipëri bashkë me Franz Josef Strauss të cilët ishin gati të ofronin ndihmën kur Shqipëria ishte në grahmat e urisë. Dhe Ramiz Alia me byronë kriminale politike e refuzoi.
E njëjta skemë përsërit i biri politik i Enver Hoxhës Edi Rama me ndërmjetësimin gjerman, duke mos dashur të shtyjë datën e zgjedhjeve duke kryer kështu një shkelje të ligjit me mos respektimin e dekretit të Presidentit të Republikës. Është e çuditshme se si historia përsëritet. Byroja kriminale politike dhe më pas Rilindja si organizatë e strukturuar kriminale shtyn shqiptarët drejt vëlla vrasjes./ Redaksionale