Kreu i PD, Lulzim Basha në një mesazh pas mesnate ka sulmuar ashpër mazhorancën.
Basha dënon arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia live në televizion. Kryedemokrati thekson më tej se nuk do të ndalen sipas tij deri në 'shporrjen e kësaj bande me kreun e saj'.
"Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.
Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre.
Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!", shkruan Basha.