Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia u arrestua mbrëmjen edjeshme teksa ishte në lidhje direkte për emisionin “Open” në Top-Channel.
Por, gazetari Dritan Laci, i cili ka punuar disa vite për emisionin “Opinion”, duke bërë që të ketë shumë njohuri për mënyrën se si funksionojnë emisionet televizive, shprehet se ish deputeti i Shkodrës është shitur te policia nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Sipas Lacit, “unë që kam punuar 6 vite në redaksi të tilla dhe që e di si funksionojnë panelet televizive dhe konfidencialieti në redaksi të emisioneve të tilla, e di shumë mirë që listën e të ftuarve e kanë vetëm redaksia dhe të ftuarit”.
Reagimi i plotë i Dritan Lacit:
“Gjeja me e rende qe ndodhi sonte eshte qe Taulant Balla shiti Bardh Spahine te Policia, ndersa ky i fundit po shkonte ne debat me te 'Open' ne Top-Channel.
Une qe kam punuar 6 vite ne redaksi te tilla dhe qe e di si funksionojne panelet televizive dhe konfidencialieti ne redaksi te emisioneve te tilla, e di shume mire qe listen e te ftuarve e kane vetem redaksia dhe te ftuarit.
Dhe sonte Taulant Balla ka bere nje tjeter akt burracakerie duke u cuar mesazh shefave te policise qe ka ne sqetull, per ti zene prite Bardh Spahise ne momentin qe ky ishte rruges per ne emision.
Taulant Balla je thjesht nje turp qe ecen mbi dy kembe...
© SYRI.net