Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, arrestimin “në puësi”, siç shprehet, të ish-deputetit Bardh Spahia, mbrëmjen e djeshme, ndërsa ai ishte duke shkuar në një debat televiziv në TCH.
Berisha ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryeministrin, “Edvin Krista Mafian”, si urdhëruesin e këtij arrestimi politik. Berisha shkruan në Fb:
“Të dashur miq, mbrëmë Edvin Kristaq Mafia, në një akt kriminal hakmarrjeje politike dhe tërbimi të papërmbajtur prej skizoidi, urdhëroi në shkelje të ligjeve, arrestimin me pusi duke shkuar i ftuar në një debat televiziv në “Top Channel”, të ish-deputetit Bardh Spahia.
Arrestimi i mirëfilltë politik i ish-deputetit Spahia është kryer pa asnjë provë apo fakt, por gjithçka bazuar në akuza falso të turpshme të denja vetëm për bastardë të etërve xhelatë si Edi Rama dhe narkohorrat, që e rrethojnë dhe vetëm e vetëm se Bardh Spahia është një nga kritikët më të vendosur dhe të ashpër të kryehorrit të vendit dhe narkobanditëve të tij.
Edvin Kristaq Mafia me Vasal Kimikun e tij zgjodhën organizimin e pusisë, duke shfrytëzuar ftesën e ish-deputetit Spahia për debat televiziv, për të kryer aktin e tyre të pashembullt dhe kriminal, arrestimin e tij të kundraligjshëm.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal politik të Edvin Kristaq Krimit dhe horrave rreth tij dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të ish- deputetit Bardh Spahia, që mbahet i arrestuar si i burgosur politik.”