Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri një apel të qartë kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha foli për përgjimet e BILD. Basha tha se s’do ketë marrëveshje politike pa vënë para përgjegjësisë ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.
“Asnjë s’do harrohet, asnjë s’do tolerohet, çdo krim do ndëshkohet rruga drejt normalitet në Shqipëri kalon nga nxjerrja para drejtësisë çdo përgjegjës. Asnjë zgjidhje politike, asnjë marrëveshje s’do bëhet pa vënë para drejtësisë ata që kanë vjedhur votat shqiptarëve”.
“Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Rama, ky është konkluzioni që nxjerr i madh e i vogël nga përgjimet e BILD dhe skandalet e tjetra të qeverisë”, tha Basha.