Basha shpjegon 5 kolonat e aleancës mes Ramës dhe krimit

E Enjte, 20 June 2019 15:42

 Përgjimet e Bild treguan se në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë shtrirë si në kohë, ashtu edhe në të gjithë territorin e vendit. Praktikisht në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në mënyrë masive në të gjithë vendin.

Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit.

Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje.

1. Së pari, prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së.

Ata kanë kanë bashkëpunuar me trafikantë droge.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore.

Kanë bashkëpunuar me vrasës.

Kanë bashkëpunuar me grabitës.

2. Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën.

Ata kanë blerë vota me para në dorë.

Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në.

Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në.

Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur

Çdo mjet i dhunshëm dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim.

3. Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve.

PS ka përdorur nëpunësit civilë

Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë

Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale

Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura

Ka përdorur punonjësit e ndërmarrjeve publike

4. Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore:

Nga kryetari i parties, tek drejtuesi më i ulët

Nga kryeministri, tek cdo ministër e depute e zëvendës ministër

Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë

5. Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrolin e tij.

Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh për të kryer një mision të përbashkët.

Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznesmenë, ai ka fituar aftësinë si të përdorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe korruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me kriminelin.

Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës.

Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, sikurse është parë në gjithë Shqipërinë, sot krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë shkrirë në një, janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere.

Brenda kësaj sipërmarrjeje, secili ka aksionet e veta, detyrat e veta dhe merr pjesën dhe përfitimin e vet. Por të gjithë veprojnë me një qëllim, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim të strukturuar kriminal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...