Bastardë pa lavdi

E Enjte, 20 June 2019 18:34

Erdhën me thonj të palarë nga poshtë-urat e Parisit. Deri në atë kohën e poshtë-urave kishin lëvrirë nëpër kanale shërbimesh inteligjente, të cilat i kishin flakur tej si të pavlerë dhe vijnë nga një bashkëpunim i hershëm me krimin. Erdhën me taborë dhe falanga kriminelësh të kamufluar ca si deputetë, ca nuk u lodhën fare se me kostume e pa kostum, vrasës dhe kriminelë mbetën. Erdhën duke u rënë borive për shtet dhe përfunduan në narko-shtet. Zëvendësuan shqiponjën dykrerëshe me gjethen e kanabisit. Dhe frymëmarrjen që Zoti i ka dhënë njeriut, nuk e kuptonin dot pa përzier oksigjenin me kokainën. Zëvendësuan flamurin e BE-së me një flamur trengjyrës lara – lara që s’ka liodhje fare me liberalizmin por përzierja e veseve dhe keqpërdorimi i tyre kur ato hynë në politikë. Erdhën me bori dhe muzikën që i do Europa dhe përfunduan tek ca komunistë, burokratë të lodhur që ikën dhe u harruan shpejt bashkë me idetë e tyre. Popr dëmi u bë. Erdhën me refrenin e fortë të “reformës në drejtëasi” dhe vetëm sot, tetë orë më parë, Gjermania e konisderoi krizë në drejtësi. Lufta më e egër e klasave në kohët moderne. Vetëm dje euro kishte mbërritur në pikën më të ulët 119.2 do të thotë që paratë e drogës po vërshojnë lumë kur na ndajnë dhe dhjetë ditë nga votimet që do të bëjë kryetari i bandës së Rilindjes.

Erdhën me taborë e falanga krimi, me njerëz ruralë që nuk i integron dot dhe sikur t’i çosh në universitet për së treti, dhe boshatisën Shqipërinë, me 600 mijë shqiptarë më pak, shkatërruan  edhe ato pak arritje të tranzicionit, vodhën zgjedhjet me të njëjtën makutëri, siç vidhnin edhe lekët me PPP dhe zëvendësuan SHBA me një fondacion privat. Kështu do të kujtohen, bastardë pa lavdi…/55news.al

Modifikuar më Premte, 21 June 2019 08:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...