Skandali i përgjimeve/ Lubonja: Jemi para një partie gangsterësh

E Enjte, 20 June 2019 21:37

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Shqipëria sot është përballë një partie gangsterësh ose një trusti droge.

Duke komentuar përgjimet, Lubonja u shpreh se fjalori që dëgjohej ishte skandaloz. Sipas tij, vetëm fjalori e tregon se kjo parti-shtet vepron si një organizatë kriminale.

 “Kush ka dëgjuar Ramën me kujdes thotë se unë jam shteti dhe të tjerët janë kundër-shteti. Rama e konsideron shtetin si parti-shtet. Ai thotë ‘unë jam shteti’. Ai demonstron forcën, për të treguar se shteti i Edi Ramës do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie-shtet, që nuk është thjesht parti, por organizatë kriminale.

Nuk mund ta imagjinojmë dot Rexhep Meidanin prsh të thoshte mos më caj k…Këtu tregohet se kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Edhe të bëjmë luftë kjo ndoshta nu shkon. Ose do i nënshtrohemi trustit të parave të drogës ose duhet që ta përballim. Ka polici, bën kërcënime, thotë mos flisni për vjedhjet tona edhe mbyllni gojën. Kjo është organizata kriminale.”, deklaroi Lubonja.

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 22:49
Login to post comments