“Rama është ai që sheh filxhan në Kryeministri”- Kryemadhi zbulon kush është gruaja që i shikon “fatin”

E Enjte, 20 June 2019 21:45

Teksa kryeministri Edi Rama e konsideron nëpër mitingje si fallxhore që shesh filxhan, Monika Kryemadhi i dha një përgjigje konkrete nëpërmjet emisionit “Opinion”, duke deklaruar se kryeministri është ai që shikon filxhan.

Madje, Kryemadhi shkoi më tej duke thënë se një këshilltare e tij që paguhet në Kryeministri bën pikërisht këtë gjë.

Kryemadhi tha se e dinte edhe emrin, por nuk preferoi ta jepte, duke folur me kod. “Atë zonjën që e paguan me rrogë për t’i parë filxhanin, këshilltare të vet. Nuk po i them emrin, e gjermanishtes. Emrin ia vendos vet ai. T’ia shikojë filxhanin dhe t’ia shikojë mirë. Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan as në horoskop. Ka dy rrugë ose të shpëtojë paratë ose popullin e tij. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kanë për t’ia falur shqiptarët këtë gjë. Nuk i shpëton dot të dyja”, theksoi ajo.

Zonja Kryemadhi kishte një mesazh edhe për Presidentin Ilir Meta. “Boll me dashuri për Edi Ramën. Nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri për të shfuqizuar 30 qershorin ishin shpëtim për Edi Ramën. Edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën nuk ka burrë nëne ta shpëtojë, as nëna e vet, as gruaja e vet”, u shpreh ajo.

Login to post comments