Sekti i Rilindjes, një bandë kriminale që ka kapur Partinë Socialiste dhe nëpërmjet saj shtetin dhe të ardhshmen e shqiptarëve, përfaqësohet në çdo qark të vendit më njerëz të neveristshëm dhe qeshakarakë, që ofendojnë qytetarët.
Por Elbasani është numri një në këtë drejtim, sidomos në ato që kjo bandë i quan zgjedhje. Në Elbasan udhëheqësi është Tao Balla ndërsa kandidati është një cunak shërbëtor si Gledian Llatja.
Gledian Llatja, prej pak muaji Prefekt-Elbasan, në vitet 2005- 2018 zyrtar në KQZ dhe drejtor i Licenca-Kontratave në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). E vetmja meritë është fakti që është ushtar i bindur i Tao Ballës dhe shefit të tij, ‘të modhit’.
Sa për Tao Ballën të gjithë e dimë se çfarë ai përfaqëson. Nuk ka krim të bërë nga grupi i organizuar kriminal “Rilindja” që këtij Tao Ballës të mos i dalë emri. 3.4 milionët e “Toyota Yaris”, lidhja me Edmond Begon, nën shoqërinë e Maksim Beçës, lider i një bande kriminale, në mbrojtje të përdhunuesve duke kërcënuar punonjësit më të mirë të policisë së shtetit, dalja në përgjim të papritur teksa ka nisur aksionin për të mbuluar skandalin e Agron Xhafaj etj etj etj.
Si ka mundësi që një njeri i vetëm, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar i rëndësishëm i një mazhorance në një vend në mes të Europës, te këtë kaq shumë fije që e lidhin me krime ka të rënda?!