Nga Tritan Shehu
Kryeministri nepermjet “The Financial Times” akuzon BE se po destabilizon Rajonin me vonesat e integrimit.
Integrimin e Shqiperise e keni bllokuar, jo vonuar, ju e askush tjeter.
Integrimi i yne eshte bllokuar pikerisht se demokracine te bazuar mbi voten e lire e keni deformuar, se ne Shqiperi po vendoset diktatura e krimit, me tragjike se ajo ideologjike, se me politikat tuaja dhe te nxitur nga mbeshtetesit tuaj ne Lindje, qe nepermjet destabilitetit synojne te mbajne Rajonin larg Europes, jeni bere pjese e lojerave te rrezikshme Rajonale, perfshi dhe kufijesh.
Ka dhe me keq, ju jo vetem keni bllokuar integrimin, por keshtu po riktheni izolimin e Shqiperise nepermjet rivendosjes se vizave nga jashte, si dhe nje “kloni” nga brenda, qe po perpiqeni ta votoni ne Kuvend.
Ne fakt e keqja nuk ka fund, ju ne kete menyre po pengoni edhe Kosoven per liberalizimin e vizave e po krijoni destabilitet ne Rajon, duke u bere “delja e zeze” e tij.
Ka vetem nje “ilac” per te rihapur rrugen tone europiane, Rama ik!