Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij për protestën e sotme të opozitës, që do të zhvillohet në orën 20:00 para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Duke shpërndarë video-mesazhin e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha paralajmëron mazhorancën se po afron cunami i jashtëzakonshëm.
Sipas tij, Tirana dhe Shqipëria do të çajnë sheshet dhe rrugët e kryeqytetit dhe kjo ka lemeritur Edi Ramën.
“Cunami i jashtezakonshem po afron. Tirana dhe Shqiperia cajne sheshet dhe rruget e Tiranes! Rama i lemeritur drejt vrimes se miut! Sb”, ka deklaruar Berisha.