Kriza politike/ Edi Rama refuzoi negociatat gjermane, kërkon përplasje

Premte, 21 June 2019 12:01

Radio Publike Gjermane Deutsche Welle në një artikull të gjatë të ditës së sotme për gjendjen në Shqipëri, pasi shkruan se vendi po shkon drejt një krize të thellë, ka zbuluar edhe negociata që Gjermania ka bërë në Shqipëri.

Sipas DW, zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Johann David Wadephul, dëshiron së paku që të kapërcehet kriza aktuale, dhe gjykon se mbajtja e zgjedhjeve lokale pa partinë më të madhe opozitare është problematike për demokracinë. Sepse gjysma e kandidatëve për kryetarë bashkie kandidojnë pa rivalë.

Deri në ditët e fundit, Wadephul u përpoq të ndërmjetësonte mes partisë së mazhorancës dhe asaj opozitës, në mënyrë që së paku të shmangte përplasjen gjatë zgjedhjeve. Por deri tani pa sukses.

Partia Socialiste nuk e pranon kurrsesi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, thuhet nga kreu i saj. Ndër të tjera, socialistët nuk duan të krijojnë një rast precedent për shtyrjen e zgjedhjeve nëpërmjet kërcënimit me bojkotim. Veç kësaj, mazhoranca e akuzon opozitën se nuk mori pjesë në zgjedhje vetëm ngaqë ishte e papërgatitur dhe llogariste se do të dilte e humbur.

Në vjeshtë parlamenti gjerman do të duhet të vendosë nëse do të japë dritë të gjelbër për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, shumica e deputetëve në parlamentin gjerman janë më se të qartë për një ‘po’ në lidhje me Shqipërinë ata kanë ende shumë rezerva.

Sidomos deputetët e grupit parlamentar CDU/CSU ngurrojnë t’i hapin Shqipërisë këtë derëz kaq të rëndësishme drejt BE-së.

Modifikuar më Premte, 21 June 2019 12:20
Login to post comments