Nga deklarata për shtyp e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot:
"As i kam komentuar dhe as kam ndërmend t’i komentoj takimet e mia me përfaqësuesit e përfaqësive të huaja në Tiranë apo partnerët e mi të huaj, kudo që janë, me të cilët jam në kontakt të vahdueshëm.
Konfirmimi është i qartë dhe i printuar,e zezë në të bardhë, në gazetën zyrtare të republikës së Shqipërisë.
30 qershori nuk është datë zgjedhjesh! Është data kur Edi Rama do të përpiqet të kthejë shqiptarët në kohën e zgjehdjeve njëpartiake me bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar. Kjo nuk ka për të ndodhur.
Shqiptarët janë më të të vetëdijësuar dhe më të vendosur se kurrë për të mbrojtur demokracinë, pluralizmin dhe do ta bëjnë këtë masivisht, më 30 qershor, më 1 korrik...sado të zgjasë kjo betejë që ka një dhe vetëm një përfundim të sigurtë: fundin e regjimit autokratiko-kriminale të Edi Ramës.
Në këtë kuptim, 30 qershori e ka një kuptim, e ka një domethënie: është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës.