Tritan Shehu, ish-deputeti i PD thotë se shoqërimi i ish-kreut të PD-së Elbasan është i turpshëm dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në studion e News24, në rubrikën “Opinion” duke ironizuar Shehu tha se Aurel Bylykbashi ka shkelur nenin 5r të komunizmit për agjitacion e propoagandë. Ai theksoi se sot rrezikohet demokracia dhe tha se populli duhet të reagojë konform demokracisë e mashivisht për të zëruar këtë grusht shteti që po ndodh.
Unë mendoj se shoqërimi i z. Bylykbashi është i drejtë sepse shkeli nenin 55 të agjitacionit e propagandës, nen që ka burgosur, pushkatuar e internuar mijëra njerëz. Ai regjim kërkon të kthehet në Shqipëri. Nuk e kanë shkruar por e kanë në mentalitet e veprimtari. Në këtë pikëpamje dhe shoqërimi i z. Bylykbashi është në përputhje me mentalitetin e tyre. Bile nuk do ishte çudi ta çonin në Spaç ose ndonjë burg tjetër e të internonin familjen. Ka shkelur ligjin e komunizmit. E kanë thirrur për agjitacion e propagandë. Është e turpshme. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Është rast unik. Në Shqipëri po përsëriten ngjarjet e pas vitit 1945. Një sinjal alarmi. Në Shqipëri po zhvillohet një grusht shteti. Në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka të Gjykatë të Lartë. Gjykatat e Apelit po rudimentizohen, nuk funksionojnë gjykata e faktit”, deklaroi Shehu.
A i quajti skandaloz e kundër ligjit vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke shtuar se ka një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën e demokracinë dhe ajo është një lëvizje popullore masive.
“Kemi një kolegj zgjedhor që dha dje një vendim skandaloz, me urdhër. Kemi një proces që kërkon të bëhet në kundërshtim me dekretin e Presidentin. Kemi një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën.
Ka vetëm një mënyrë për t’i mbrojtur. Një lëvizje masive popullore. Një pjesëmarrje e gjerë e masave për t’iu kundërvënë diktaturës. Unë besoj tek metoda demokratike. Sot rrezikohet pluralizmi”, tha Shehu.