Presidenti i Republikës i vetmi institucion garant i paqes sociale

Tuesday, 25 June 2019 15:23

Edi Rama çdo ditë që kalon po çon vendin në përplasje civile. Me një papërgjegjshmëri totale kryeministri në detyre, kreu i organizatës kriminale “Rilindje” vazhdon nën shtetrrethim i shoqëruar nga qindra forca policie dhe forcat speciale, i veshur me antiplumb një fushatë që nuk dihet për çfarë është pasi zgjedhje nuk ka. E quan fushatë elektorale, thotë që do të shkojë në zgjedhje por nuk ka kundërshtarë politikë. Rama i ngjan një ekipi futbolli që futet në fushë pa kundërshtarit dhe zotohet se do të fitojë, do të bëj gol, por një zot e di se ndaj kujt!

Pra, Rama po bën një fushatë imagjinare elektorale dhe zotohet se do të fitojë të 61 bashkitë. Sigurisht kur nuk ke kundërshtarë do i fitosh, por e sigurte është që zgjedhje nuk do të ketë. Por duke qenë se data 30 qershor ka rënë si datë zgjedhjesh, Rama po kërkon përplasjen e cila ka nisur dhe pritet të finalizohet ashpër të dielën.
Është e qartë tashmë që Rama e kërkon përplasjen dhe dikush duhet të dal garant i stabilitetit të vendit. Përmes mosnjohjes së dekretit të Presidentit nga kryeministri,  vendimit të KQZ, të Kolegjit Zgjedhor të paracaktuara nga Rama, takimeve fiktive të braktisura siç ishte ai i Durrësit së fundmi, nuk ka asnjë rrugë të mesme veç përballjes më 30 qershor.  
Sot Presidenti është i vetmi garant. Ai prej ditës së anulimit të zgjedhjeve lokale prioritet absolute të tij ka pasur stabilitetin e Shqipërisë, ruajtjen e vlerave të demokracisë, pluralizmit në vend.
Edhe në daljen e sotme për mediat, presidenti Ilir Meta deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor si më i fundmit për të legjitimuar zgjedhjet falso të Ramës janë truk dhe shantazh i mazhorancës për zgjedhje imagjinare. Presidenti konfirmoi edhe njëherë se dekreti është në fuqi, s’ka zgjedhje me 30 qershor, thirrje për dialog politik. Ilir Meta theksoi sot se “Ndalova zgjedhjet moniste, por nuk ndërhyj për të penguar zgjedhje partiake dhe sipas tij për zgjedhjet pa standarde, Shqipëria rrezikon të dënohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 25 June 2019 19:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...