Nismës #EdheUnë i bashkohet edhe një ndër poetët më të njohur shqiptarë në Paris, Niko Dhales.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se i bashkohet nismës së intelektualëve dhe artistëve shqiptarë kundër zgjedhjeve moniste më 30 qershor.
“#EdheUnë. I bashkohem nismës së intelektualëve dhe artistëve të Shqipërisë #EdheUnë . Përshëndes të gjithe ata që po sakrifikojnë për të mirën e demokracisë”, shkruan Dhales.