‘Në 30 qershor nuk ka zgjedhje’/ Vjen paralajmërimi i fortë: Ja çfarë do të ndodhë ditën e premte …

Tuesday, 25 June 2019 22:10

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi në një lidhje direkte me emisionin ‘Dritare’, deklaroi se ditën e diel në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Ai tha se brenda ditës së premte pritet reflektim dhe mund të arrihet një marrëveshje, dhe Rama do të largohet.

‘Dhuna nuk ka qenë kurrë insturment dhe mjet i kësaj force politike. Çdo akt dhune i shërben vetëm një njeriu dhe ai është Edi Rama. Në datë 30 nuk do të ketë proces në Shqipëri, sepse ëhstë e pamundur që gjysma e këtij elektorati, të lejojë këtë farsë të ndodhë në Shqipërinë e 2019-s. Në asnjë moment nuk mund të të them dhe as të them, që nga kjo seli të dalin thirrje dhune. Ajo që po të them është se deri të premten është afati zyrtar për të bërë pseudofushatën. Jamë shpresëplote se deri ditën e premte do të ketë reflektim, dhe do të ketë zgjidhje, që nis me çështjen e parë që është largimi i Edi Ramës’, deklaroi Këlliçi.

Login to post comments