Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i ftuar në ”A2 News Cnn”, u shpreh se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. “Tashmë për të gjithë shqiptarët është e qartë që nuk ka zgjedhje. I vetmi person që kërkon dhunë është Edi Rama, pasi vetëm kështu zgjat agoninë e tij në politik”, tha Braimllari.
Më tej, ai theksoi se Edi Rama do të jetë përgjegjës jo vetëm për një proces zgjedhor farsë por edhe nëse do të ketë dhunë në 30 qershor. “Institucioni që vendos për zgjedhjet në Shqipëri është Presidenti i Republikës dhe ai e ka marrë vendimin e tij. Personi që do të mbajë përgjegjësi për 30 qershorin, jo vetëm për të krijuar një proces farsë, por edhe nëse do të ketë konflikt do të jetë Edi Rama”.