“Gjynah për njerëzit e KQZ e KZAZ, që do shkojnë në burg për Ramën”
Nga Petrit Vasili
Në 30 qershor nuk ka zgjedhje.
Zgjedhjet janë anuluar nga Presidenti i Republikës dhe ato nuk ekzistojnë në 30 qershor.
Çdo vendim dhe veprim që ka lidhje me zgjedhjet, që nga KQZ, KZAZ e deri te paratë që po shpenzohen për zgjedhjet janë të paligjshme.
Kushdo që ka firmosur çdo dokument apo shpenzim zgjedhor do të shkojë në burg.
Pra do të shkojnë në burg për çmendurinë e Edi Ramës, sepse Dekreti i Presidentit është atje i ligjshëm dhe i detyrueshëm për zbatim.
Askush nuk i mbron dot këta nga ligji dhe dënimi i sigurtë sepse shkelja e ligjit është kaq e qartë, por edhe kaq flagrante deri në kufijtë e idiotësisë.
Edi Rama nuk ka firmosur asgjëkundi që të mos mbajë përgjegjësi.
Ai do t’i shesë edhe këta siç ka berë me të gjithë të tjerët.
Edi Rama e di shumë mirë që 30 qershori nuk ekziston dhe është i paligjshëm, prandaj edhe nuk është ankuar në asnjë gjykatë as brenda as jashtë vendit.
Gjynah vërtet që gjithë këta njerëz do të shkojnë në burg dhe aq më shumë për Edi Ramën.