Taulant Balla ka folur si sekretare e Ramës nga Elbasani dhe ka informuar se komandanti do e fitojë gjyqin me gazetarin gjerman të BILD që publikoi audio-përgjimet e blerjes së votave. I sigurt se do Rama do të marrë një vendim gjykate pozitive, Taulanti mendon se në gjykatat gjermane ka Dvroranë dhe modele të tij si në gjykatat shqiptare që Rama i shantazhon me vettingun.
Po ku e di Taulanti që Rama do e fitojë këtë çështje ende pa nisur procesi? Aq më tepër me ato prova që kanë dalë.
Përgjime që tregojnë publikisht se vjedhja e Rilindjes është bërë si gropë septike që era i ka dalë në të gjithë Evropën.
Pra Taulanti flet për propagandë se është i bindur që në Gjermani edhe me 7500 euro ora ta paguajnë avokatin nuk kanë se si ta fitojnë dot maskaradën e votave.