Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hyrë në Presidencë në orën 5 të mëngjesit të sotëm për të pritur kryeministrin Edi Rama, sipas ftesës së hapur që i ka bërë dje për një takim midis tyre për zgjidhjen e krizës politike.
Në orën 5:00, siç shihet në foto, ende natë, Meta ka zbritur nga makina e tij dhe ka hyrë në zyrën e tij. Meta do të qëndrojë në pritje të Ramës deri në orën 13:00, me qëllim që Kryeministri të gjejë kohë gjatë kësaj periudhe për të ardhur në takim.
Por, Rama e ka refuzuar ftesën dje duke deklaruar se "kemi zgjedhje, jam i zënë".
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka pranuar ftesën dhe do të jetë në takim me Metën në orën 9:00.
Ja refuzimi i Ramës: