Berisha dhe Pacolli në Gjenevë, në Forumin Botëror të Crans Montana

E Enjte, 27 June 2019 08:56

Gjenevë, 27 qershor - Samiti botëror i 30-të, tashmë tradicional  i Forumit Crans Montana do të mbahet në Gjenevë, në Zvicër, nga 26 deri më 29 qershor 2019.

Në mesin e shumë burrështetasve, kryeministrave dhe ministrave nga vendet e ndryshme, në Forumin e sivjetëm jubilar n Zvicër do të marrin pjesë edhe delegacione shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ky forum do të hapë një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e paqes, zhvillimit dhe stabilitetit.

Si çdo vit, sivjet, gjatë katër ditëve të ardhshme, 26 deri më 29 qershor, do të marrin pjesë shumë kryetarë të shteteve dhe qeverive, ministra, deputetë, organizata ndërkombëtare dhe aktorë të mëdhenj ekonomikë nga më shumë se 100 vende, ka bërë të ditur  për “Presheva Jonë” në Zvicër, zonja Barbara Castagentta, shefe per mediat e Forumit Crans Montana.

Përveç kësaj, një sesion i jashtëzakonshëm i Forumit të Komunikimit të Crans Montana të drejtuar nga fondatori i njohur zviceran Jean-Paul Carteron do të organizohet me rastin e këtij Forumi.

Ish-presidenti, ministri i Punëve të Jashtme dhe Zv.kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli i shoqëruar nga ministri i Infrastruktures Pal Leka, Flamur Mrasori nga Banka Qendrore e Kosovës,  do të jenë pjesëmarrës kryesorë të Forumit Ndërkombëtar Crans Montana në Zvicër.

Përveç autoriteteve kosovare, Shqipërinë e prezanton dr. Sali Berisha, kurse Maqedoninë, Renata Deskoskas, ministre e Drejtësisë.

Pjesëmarrës të tjerë kryesorë të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, Zv.sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor - president i Sllovenisë,  Abduallh Abdullahu - kryeministër i Afganistanit, Bruna Chobala - kryeministër i Kongos si dhe ministra, kryeministra e burrështetas të vendeve të ndryshme nga mbarë bota, përfshire këtu edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE,  biznesmenë dhe ekspertë botërorë të fushave të ndryshme./"Presheva Jonë"

Login to post comments