Presidenti e ftoi në bisedë për krizën e thellë politike, Rama zgjedh të bëjë not dhe të thotë ‘jam i zënë’

E Enjte, 27 June 2019 09:00

Katër ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar sot (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha. Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë. Në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha.

Por pas refuzimit që i beri ftesës së kreut të shtetit për takim pasi nuk kishte kohë burimet mediatike bëjnë me dije se kryeministri, Edi Rama, po noton në ambientet e një Qendre Sportive pranë Presidencës.

Dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në tëitter, teksa iu përgjigj me ironi: "Kemi zgjedhje, jam i zënë!"

Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

"Dëshiroj t'ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta mirëpret nesër në takim kryeministrin Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët në orën 5:00 deri në orën 13:00 në zyrën e tij në Presidencë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...