Ish-deputeti publikon videon: Si shpërndahen thasët me miell me furgonin “Bashkia që duam”

Diel, 30 June 2019 11:25

Partia Demokratike vijon denoncimet lidhur me parregullsitë që po shoqërojnë procesin e zgjedhjeve. Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar në Facebook pamje të një automjeti me logon “Bashkia që duam” në qytetin e Fierit të mbushur me thasë me miell.

“Bashkia qe duam, vazhdon fushaten shperndan miell, edhe ne keto momente, afer shkolles Pinellopi Piro, ku dhe votohet”, shkruan Baçi në Facebook.

Ndërkohë në një tjetër video që lidhet me këtë denoncim, shihet se si simpatizantë të Partisë Demokratike që janë vendosur jashtë qendrave të votimit kanë shkuar me klarinetë dhe dajre duke tallur përfaqësuesit e PS-së.

Ish-deputeti demokrat ka denoncuar që në orët e para të mëngjesit se vëzhguesit demokratë parën qendrave të votimit janë larguar me forcë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...