‘Veliaj më ngriti në këmbë’, shpërthejnë reagimet për Sherif Merdanin. Dom Gjergj Meta: Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi …

Diel, 30 June 2019 11:42

Ashtu si edhe pritej deklarata e bërë nga këngëtari i njohur Sherif Merdani, pak pasi votoi në Tiranë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka marrë pafundësi komentesh ironizuese. Këngëtari Sherif Merdani nuk ngurroi të tregonte me mesazhin e dhënë pasi hodhi votën në kuti, se për cilin votoi, së paku me deklaratën që bëri.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani, i cili pranoi se ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore zgjodhi të votonte.

Deklarata e tij ka lënë gojëhapur shumë njerëz, që nuk kanë ngurruar më pas të shpërthejnë në reagime.

Njëri syresh ka qenë  Dom Gjergj Meta, i cili ka reaguar në profilin e tij në Twitter, fill pas asaj që ka lexuar. “Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi, por paskam gabuar…”, shkruan shkurt ai, por duke lënë të nënkuptohet shumë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...