Ironia e gazetarit: Oligarkia na thërret për votimet e PS!

Diel, 30 June 2019 16:17

Në votimet e ditës së sotme ka rënë në sy se thirrje për votime kanë bërë një pjesë e biznesmenëve më të pasur në vend (ata që njihen me emrin oligarkë), të cilët kanë kontrata të majme koncesionesh me qeverinë “Rama”.

Gazetari Ylli Dylgjeri, në një shënim në Facebook, thotë se shqiptarët po i thërret në votim oligarkia. Ai përmend lagjen e njohur në Tiranë, ku jetojnë gjithë njerëzit më të pasur të vendit dhe që cilësohet si rezidenca e biznesmenëve dhe qeveritarëve aktualë.

Oligarkia na thërret për votim! Lajmi më i interesant sot ishte ai se Oligarkia nxori një nga përfaqësuesit e saj në fshatin me 7 Yje “Rrolling Hills” për të na rreshtuar për votim!!!

E dëgjuat?

Nuk thërret vetëm Surreli, thërret edhe Mulleti!”, shkruan Dylgjeri.

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 16:49
Login to post comments