Shefja e misionit të ODHIR anullon vizitën në një qendër votimi në Tiranë

Diel, 30 June 2019 16:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se, deri në orën 11:00, kanë marë pjesë në votime rreth 12 për qind të votuesve.

Por në Njesinë Bashkiake Nr. 5 në kryeqytet pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët, në rreth 2 për qind—nga 71 mijë votues, deri në orën 12:15, kishin votuar rreth 2 mijë qytetarë.

Qendrën e votimit Nr. 35 të kësaj njesie, e vendosur në Shkollën Vasil Shanto, ishte planfikuar ta vizitonte zonja Adreu Glover, drejtuesja e misionit të vëhguesve të OSBE/ODIHR. Njoftimi për këtë vizitë ishte bërë që dje.

Kjo vizitë u anullua në momentin e fundit. Arsyeja ka qënë protesta paqësore e një grupi qytetarësh, të vendosur jashtë kangjellave të shkollës Vasil Shanto.

Kjo gjë u bë e ditur me anë të një njoftimi zyrtar të OSBE-së ku thuhej se “fokusi i misionit është vëzhgimi i procesit të votimit dhe se situata në shkollën Vasil Shanto nuk ishte e favorshme për vëzhgim, ndaj zonja Glover nuk u ndal në vëzhgim”.

Është e paqartë se çfarë e ka bërë të pafavorshme situatën, pasi tubimi i qytetarëve ka qenë i vogël në numër dhe i qetë, kryesisht përmes mbajtjes së pankartave, ku spikasnin ato me mbishkrimin “Kurrë më monizëm në Shqipëri”dhe “30 qershori, grusht shteti”. Një pankartë në veçanti, i drejtohej misionit të OSBE-së—“Çfarë po bën në Shqipëri, OSBE?”

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 16:54
Login to post comments