Gjekmarkaj: Pse po kërcënohet Voltana Ademi? Rama tani mund ta emërojë guvernatorin e tij, por shkodranët ja…

Diel, 30 June 2019 19:00

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot , Shqipëria po kalon një nga ditët e saj më të zeza! Po konsumohen votimet njëpartiake si fytyra e vërtete e krizës dhe degradimit!

Në këtë dalldi ka vetëm një lajm të mirë! Qytetaret shqiptare po bojkotojnë pasivisht ketë shëmti për te cilën propaganda proqeveritarë ka ndezur turbinat e manipulimit! Shqiptaret të pafuqishëm se bashku me opozitën për ta ndalur e bojkotuan ofertën diktatoriale të Ramës!

Kjo pafuqi meriton të tjera reflektime! Sot kudo pamë e dëgjuam për skandale, për frikësime, për paligjshmëri në piedestal! Askush nuk po habitet e gjithë sa nuk përbën me lajm përballë vendimit qe marrëzia e sundimit te kryente udhëtimin e saj!

Një person, në kushte tejet të vështira e rrethuar nga krimi e kërcënimi është ngritur ne lartësinë e historisë se qytetit dhe familjes se saj! Zonja Voltana Ademi Kryebashkiakja e Shkodrës e cila në çdo rast në emër te ligjit është bere simboli i kësaj rezistence demokratike! Pikërisht ajo kërcënohet me procedim penal, sepse duhet goditur modeli i qëndresës! Shkodra ja doli ta ruaj dinjitetin si asnjë qytet tjetër!

Rama tani mund ta emëroje guvernatorin e tij po shkodranet ja dhjenë farsën! Procedimi penal ndaj Zonjes Ademi është procedim ndaj te gjithë atyre qe nuk nënshtrohen! Sigurisht një akuze politike kjo qe do bjere sapo Rama te mbylle hesapet me datë 30 qershor!

Në PD ka mjaft burra si gra e gra si burra qe nuk bëjnë asgjë, pos atyre që meritojnë nderim e respekt po nëse PD do kishte kurajon e Voltana Ademit historia e 30 qershorit do te merrte një tjetër trajte!

Meqenëse Rama e procedon, të djathtët le të krenohen me të! Nuk i turpëroi, nuk u frikësua, nuk u josh thjesht qëndroi përtej shantazheve, fyerjeve dhe kërcënimeve! Mund te humbasësh luftën po jo dinjitetin! Voltana e ketë se humbi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...