Basha komunikim me qytetarët: 85% refuzuan me përbuzje dhe masivisht Edi Ramën

Diel, 30 June 2019 20:50

Në një dalje për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se pjesëmarrja e sotme në votime është vetëm e sektorit publik, të cilët sic tha ai u kërcënuar nga regjimi i kryeministrit për të votuar, ose në të kundërt do të humbnin vendin e punës.

 

“Në mënyrë të veçantë, regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik. Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vertetuar pjesëmarrjen e tyre në votim. Në të vërtetë, thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë nën kërcënim dhe dhunim të vullnetit të lirë të punonjësve dhe familjarëve të tyre. Numri real tregon asgjë më shumë sesa rrogëtarët e shtetit nën terror, të detyruar, njësoj siç e tregojnë përgjimet e BILD-it të dalin bashkë me familjarët që të mos e humbasin bukën e gojës.

Atyre u jap fjalën se ne do të çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth, nga ky krim ndaj jush dhe fëmijëve tuaj. Njësoj si të gjithë qytetarët, Ju do të jetoni me dinjitet dhe do t’u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës.Të gjithë bashkë ndodhnëse të shpërndarë anëambanë treguat forcën e një populli të bashkuar në betejë për Shqipërinë. Kjo farsë është nul ku proces është antikushtetues, ju jam mirënjohës që iu përgjigjët thirrjes time.

Dua të falënderoj jo vetëm demokratët por edhe socialistët. Vullneti i qartë i shqiptarëve ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky është vullneti i vetëm ka rëndësi për zgjedhjet. Detyra jonë është të garantojmë që vullneti juaj të respektohet. Ndryshimi do të vijë shpejt, do të jetë i thellë dhe i shpejtë. Do të jetë për shqiptarët e thjeshtë. E sotmja e ka bërë të pashmangshëm ndryshimin.”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 21:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...