Një rezultat historik mund të konsiderohet ai i Tiranës.
Mbi 80% e qytetarëve të kryeqytetit kanë refuzuar sot të votojnë për Erion Veliajn. Ata kanë rrëzuar këtë model me heshtjen e tyre dhe ky është një tjetër ndëshkim i madh i popullit të Tiranës.
Megjithëse pjesa më e madhe e administratës është detyruar përmes presionit me vendin e punës që të shkojë të votojë, shifra nuk e ka kaluar atë të 15.86%.
Nuk duhet harruar se nëse edhe këto qytetarë do të ishin lënë të lirë për të vendosur nëse do të shkonin në votimet e sotme, atëhere nuk do të kishin as 20% në qendrat e votimit, por do të kishim një shifër që nuk do të ishte më e madhe se 10%.
Ky rezultat është një refuzim masiv i qytetarëve në kryeqytetin e Shqipërisë.