Erjon Veliaj shpalli fitoren sikur ajo të ishte surprizë për shqiptarët. Entuziast për këtë arritje edhe pse me më pak vota seç ka marrë në vitin 2015. Ai lajmëroi rifillimin e punës pas këtij rezultati dhe puna për Erion Veliajn e dimë se ka të bëjë me vjedhjen galopante.
Tani i pangopuri Erion Veliaj, është në kërkim të tenderave të rinj për të marrë llokmën e radhës. Pasi dështoi që të përfitonte 46 milionë euro me një tender të korruptuar dhe falsifikuar që nga SHBA, Veliaj nuk i ndahet Unazës së re. Me mandatin e tij të dytë, edhe pse 30 qershori është nul, e ka të lehtë të vjedhë edhe duke ngritur katër këmbë ure duke ndryshuar projektin.
Veliaj ka përveshur mëngët për të grabitur edhe metra katrorë truall të Teatrit Kombëtar. Ai mendon se do ta arrijë këtë dhe se disa hyrje, disa dyqane dhe garazhe do ti marrë nga ngritja e kullave shumëkatëshe në zemër të Tiranës.
Mëngët ky njeri i ka përveshur edhe për të marrë 5500 eurot për një pishë që do të mbjellë nga mbikalimi i Kamzës deri në atë të Kasharit.
Për Veliajn punë është edhe të pastrosh paratë e krimit të organizuar. Tirana po lulëzon nga investime në ndërtim edhe pse Bankat raportojnë se numri i kreditorëve apo tërheqja e parave nga bankat ka mbetur në të njëjtin nivel. Para se të përveshë mëngët, Veliaj duhet ti tregojë shqiptarëve dhe veçanërisht kryeqytetasve se çfarë janë këto para dhe pse ai firmos leje ndërtimi pa fund.
Edhe një gjë të fundit për këtë njeri, a po planifikon ndonjë tjetër kompani që punëson minoren fati i të cilëve do jetë si ai i Ardit Gjoklajt?