Për 4 vite rresht na ka mashtruar ne shqiptarëve duke u shfaqur në Bruksel si njeriu jonë, por në fakt paska qenë njeriu i serbëve dhe rusëve në kryeqytetin e Europës.
Bëhet fjalë për njeriun e Edi Ramës, raportuesin për Shqipërinë në Komisionin Europian, deputetin Knut Fleckenstein.
Pasi nuk u zgjodh më deputet në Parlamentin Europian, Knut Fleckestein ka bërë gati valixhet për të ikur nga Brukseli.
Por ajo që ka ndodhur ditët e fundit e kanë treguar të vërtetën se njeriu i kujt ishte Fleckestein në Bruksel.
I shqiptarëve jo.
Në fakt ambasadori i Serbisë dhe ai i Rusisë në Bruksel, kanë shtruar posaçërisht për të, një darkë ku të ftuar ishin përfaqësues të tyre.
Ka qenë po vetë Knut Fleckestein ai i cili e ka bërë publik këtë fakt, duke nxjerrë edhe fotot e darkës së shtruar.
‘Një darkë e shtruar posaçërisht për mua nga ambasadori serb dhe ai rus. Ia kaluam shumë mirë, me shumë miq përreth’, shkruan ndër të tjera Knut Fleckestein në faqen e tij në Facebook.