Presidenti Ilir Meta tha se deri të shtunën në darkë kërkesa që i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama ishte “Rama reflekto”.
Presidenti i ka drejtuar fillimisht një mesazh Edi Ramës që të reflektojë, duke shtuar se ai ka bërë shumë pirueta.
“Rama ka bërë shumë pirueta, që nga partia Kis, ndërsa unë kam mbetur socialist. Le të mbushë kutitë gjithë ditën, nuk ka marrë as 10 % të votave. Le të përpiqet sat ë dojë me organizatën socialiste në KQZ për të rritur votat, po as 10 % s’ka marrë”, tha Meta.
Presidenti i ka drejtuar një mesazh George Soros, t’i gëzojë ato miliardat e tij, të vazhdojë të investojë ato miliardat e tij, por poi them “unë s’jam i rracës së Gruevskit, por i rracës së Avni Rustemit”.
“Jam gati të bëj testin e shëndetit mendor, sikundër duhet të vendoset në Kushtetutë që çdo drejtues i shtetit duhet të bëjë testin e shëndetit mendor, por edhe atë të drogës”, theksoi Meta.
“I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të ushqyer prej kohësh për të shkaktuar përplasje civile.
I kam bërë të qartë Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe mikut tim Doktorit, që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar P P P d, që të mos dalim nga mënyra e qeverisjes.
Janë një grup që janë futur në Shqipëri dhe kanë gjetur njeriun e duhur. Nuk takon presidentin që i ka treguar rrugën e zgjidhjes. Nuk është Rama ik por Rama reflekto, sot është Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve.
Nëse ti s’je i zoti të mbash këtë vend, unë dhe të gjithë shqiptarët do e mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë me strukturat e tyre të Deep State.
Kam dy fjalë për miliardierin George Soros, se dëgjoja me vëmendje mikun tonë Orban kur na fliste asokohe. Na tha kini kujdes, se nuk është aq demokrat saç duhet. Dua t’i them zotit Soros, i uroj jetë të gjatë atij dhe të birit, të gëzojë miliardat e veta, se Ilir Meta nuk është Gruevski, por është si Avni Rustemi”, tha Meta.