Duke iu kthyer zgjedhjeve që ai i quan votime, Meta shtoi: “Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë shqiptar, me asnjë ambasadë, me asnjë shtet dhe të gjithë botën, sepse jam këtu vetëm falë demokracisë. Pa demokracinë do të ishte një emigrant, ose këtu, por nuk do të isha ky që jam. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e Presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Pra gjithë këto pallavrat, KQZ-rat, dhe Kolegjin socialist, nuk mund të bëjnë gjë për këtë”.