“Mos asgjesojmë demokracinë” Meta: Çfarë i këshillova Ramës e Bashës

Tuesday, 02 July 2019 11:39

Ndërsa ofroi zgjidhjen e tij për daljen nga kriza politike, për të cilën tha se është thelluar edhe më tej pas 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta tha se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një tjetër Kolumbi, ndërsa foli prerë ndërsa theksoi se për këdo që e sheh Shqipërinë një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më kanë kundërt jo vetëm si President po si Ilir Meta.

Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin Rama se reformën në drejtësi e ktheu në një Rama formë, ndërsa theksoi se dy gjëra i ka thelbësore në jetë: Unë kam hallin e 17-18 tetorit, gjithë jeta ime janë dy gjëra: demokracia e panegociueshme, dhe integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dal me studentët kam shkuar në takime me Ramiz Alinë e mendonim se do shkonim në Spaç e po kështu angazhimi im, është faktor stabiliteti në Ballkan. Kush e do Shqipërinë një Kolumbi në Europë, jo s kemi nevojë boll e kanë një ku e kanë, dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më kanë kundërt jo vetëm si President po si Ilir Meta.

A po flisni si kryetar i opozitës?

Jo është një krizë e shtetit të së drejtës dhe kreu i shtetit është Presidenti dhe jo kryetari i qeverisë që ka përgjegjësi për unitetin e popullit, për pluralizmin politik dhe sidomos në momente krize të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen e vriten për politikë. Opozita ka axhendë rama ik, unë rama reflekto. Ne e dimë shumë mirë pavarësisht se edhe ambasadorët. Këtu nuk e thonë, pa zgjedhje me opozitën nuk celen negociatat. Si kam kërkuar t’i lerë karrigen Lulit. T’i kërkosh Ulsiut të hetojë veten është gabim, edhe unë po të isha zgjedhur me 69 vota është gabim njerëzor, edhe bashës i kam thën mos iu shmangni institucioneve. Po t’i kishin dëgjuar më parë këshillat e mia, shumë më mirë do kishin dale dhe as 5 % e shqiptarëve s’do kishin dalë. Socialistët janë njerëzit që kanë dhënë më shumë për demokracinë. Nuk po i kërkoj Edit karrigen e tij. Të votohemi nga populli, nuk do asgjesojmë demokracinë se kemi frikë nga populli. Mos harroni, në këtë godinë, pyesini prof. Meidanin, kam ikur nga këtu vetëm për një arsye për të mos cënuar integrimin europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...