Presidenti Meta: Të huajt të mos tallen me shqiptarët, po nxisin sherre

Tuesday, 02 July 2019 11:25

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta kritikoi të huajt dhe sjelljen e tyre ndaj votimeve moniste të 30 qershorit dhe për të gjithë situatën e rëndë politike. Sipas Kreut të Shtetit, ndërkombëtarët nuk po reagojnë në lidhje me situatën e rëndë të shkeljeve të Kushtetutës dhe po mbështesin qeverinë.

”Mos të tallen me kushtetutën tonë. U tallën në 2008 njëherë që i mbanin ison doktorit dhe Edit. Njëri nga ata ambasadorët është ende këtu dhe diskuton për Idajetin dhe hallet e atyre të Unazës. Duhet të jemi komb seriozë. Unë e zgjidha atëherë krizën. I thashë dhe kriza u zgjidh. Kam bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos bëhej qesharak. Kush janë këta ambasadorë që dalin një ditë para zgjedhjeve, e thonë që prisni të bëhet Gjykata Kushtetuese. Kush bëri lojë përsëri me KED kur isha kryetar Kuvendi dhe president? Ambasadat po nxisin sherr në Shqipëri. Unë këtu i kam letrat dhe komunikimin me ndërkombëtarët, dhe me evropianët dhe ta shohim pse u kthye reforma në Ramaformë. Demokracia e panegociueshme, e dyta integrimi i Shqipërisë në BE”.

Modifikuar më Tuesday, 02 July 2019 12:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...