Balliu: Nuk pastrohet politika nëse nuk arrestohet Tahiri

Hënë, 16 Prill 2018 21:16

I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi se nuk mund të bëhet pastrimi i politikës shqiptare pa arrestuar Sajmir Tahirin, ish-ministrin e akuzuar nga prokuroria italiane për lidhje me banda kriminale në fushën e narkotikëve. “Kur flasim për pastrimin e politikës shqiptare, nuk mund të ketë pastrim pa u larguar Saimir Tahiri. Le të themi se nuk zgjidhet kriminalitetin shqiptar nëse SHBA refuzon të japë vizat për deputetë të parlamentit. Bandat e krimit ne duhet ti arrestojmë vetë, nuk mund tu kërkojmë ndërkombëtarëve të na arrestojnë zyrtarët e korruptuar shqiptarë” tha Balliu.

Deputeti demokrat komentoi edhe raportin më të fundit të Freedom House që evidenton shkeljet në emërimin e kryeprokurores Arta Marku apo kriminalizimin e vendit. “Nuk bëhet fjalë që PD të fërkojë duart se zyrtarë të mazhorancës shkojnë në burg për probleme partiake. SHBA janë një shtet serioz dhe cështjet që ata ngrejnë duhen pritur e duhen parë” vijoi më tej deputeti Balliu.

Login to post comments