Berisha sulmon Ramën: Po u heq kafshatën e gojës mijëra shqiptarëve

Hënë, 16 Prill 2018 20:57

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video nga protesta që bizneset e vogla bënë ditën e sotme në Fier.

Berisha thotë se protesta e tyre është një protestë për kafshatën e gojës, pasi kryeministri Edi Rama ka vendosur që ata të paguajnë TVSH.

Futja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH ka sjellë reagime të shumta në të gjitha qytet e vendit, pasi ata rrezikojnë falimentimin.

Por Rama duket i vendosur që të mos tërhiqet nga kjo nismë, duke bërë kështu të lërë pa punë mijëra shqiptarë. /55News.al/

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 21:01

Video

Login to post comments