'Komisioni Qëndror i Vjedhjeve'/ Reagon Vasili: Sa të babëzitur si hajdutë, shumë të trashë si manipulues

Diel, 07 July 2019 19:06

“Të babëzitur dhe të trashë”. Kështu i quan Petrit Vasili anëtarët socialistë të KQZ.

Përmes një reagimi në Facebook, nënkryetari i LSI shprehet se, në zgjedhjet kur merrnin pjesë të gjitha partitë, rezultati dilte për 3 ditë, ndërsa në votimet e fundit, edhe pse pati vetëm një parti në garë, rezultatet ende nuk kanë dalë, megjithëse ka kaluar një javë tashmë.

“Te babëzitur dhe te trashe!!

Per Tre dite dilnin rezultatet e zgjedhjeve kur mernin pjese te gjithe partite, kane Nje jave qe nuk i nxjerin dot!! As Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe rilindja, megjithese ishte vetem vetem rilindja dhe kur kane votuar e numeruar po vete. Sa te babezitur si hajdute por edhe shume te trashe si manipulues.”, shkruan Vasili në reagimin e tij

Login to post comments