Banditët e Rilindjes do të kryejnë vetingun në polici

Diel, 07 July 2019 19:33

Në fund të këtij muaji pritet të nisë procesi vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me Ardi Veliun. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe në Gardën e Republikës. Dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr në fund të muajit maj nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Por kush do ta kryejë vetingun?
Kjo është dilema e madhe jo vetëm për qytetarët, opozitarët por madje dhe vet pjesë të mazhorancës të ndershme për faktin sepse ata që do ta kryejnë këtë proces sipas opozitës janë totalisht të njëanshëm dhe të përfshirë në afera.
Ky proces do të kryhet nga brenda, nga ata që janë vartës të Lleshajt dhe Ramës, dhe bandës në pushtet të cilët janë hapur akuzuar për korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar. Janë po këta drejtues policie dhe shefat e tyre politikë që akuzohen hapur dhe siç del dhe në përgjimet e Bild janë hapur nën kontrollin e krimit të organizuar me të cilët në bashkëpunim rezulton se ia kanë shtuar dhe plus një krim më shumë vetes siç është krimi zgjedhor.
Janë dosjet 339 e njohur si dosja e Durrësit, 184 si Dosja e Dibrës e tashmë dhe një tjetër dosje siç është kjo e 30 qershorit që flasin qartë me fakt konkrete, zë dhe figurë se kjo mazhorancë nuk mund kurrsesi të kryejë asnjë reformë, asnjë lloj vetingu as në drejtësi dhe polici.
E kush do ta kryejë vetingun në polici, Avdylajt që vinin nën kontroll të gjithë zinxhirin e hallkave shtetërore në Durrës, Bajrat e Shkodrës, apo hajdutët e Rinasit të cilët kryejnë vjedhje spektakolare sa herë duan në vendin më të sigurt në Shqipëri.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme” a nuk është po me këta individë në sistem të cilët kanë përgjegjësi maksimale për situatën ku gjendet sot policia e shtetit. Shefat e policive deri më tani thuajse kanë qenë të gjithë nën akuza nga opozita për bashkëpunim me bandat e organizuara ndaj dhe nuk kanë moralin të kryejnë të ashtëquajturin veting.

Login to post comments