Pas qytetit të Kamzës, ndalesa e rradhës e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ka qenë Vora.
I shoqëruar nga eksponentë të lartë të selisë, simpatizantë të tij dhe qytetarë të shumtë, kreu i opozitës ka bërë ftesën e rradhës për pjesëmarrje sa më masive në protestën e nesërme para kryeministrisë.
Protesta e nesërme, e dhjeta kombëtare që prej 16 Shkurtit, do të nisë në ora 20:00.