Kreu i opozites ne Durres: Te gjithe ne proteste te henen! Beteja vazhdon deri ne largimin e Edi Rames
Basha falenderoi qytetaret e Durresit qe refuzuan masivisht regjimin e Edi Rames me 30 Qershor. Duke vene ne dukje rendesine e qendreses gjate ketyre muajve, lideri i opozites theksoi se beteja vijon deri ne largimin e Edi Rames. “Masivisht duhet t’i bashkohemi protestes se dites se neserme per te treguar se te gjithe bashke do ta bejme Shqiperine si gjithe Europa. E nesermja eshte bashkim i qytetareve europiane qe luftojne per vlerat dhe parimet europiane.”-tha Basha ne takimin informal qe zhvilloi ne Durres mbremjen e se dieles. “30 qershori ishte dita qe shenoi fillimin e fundit real te Edi Rames”- u shpreh kryetari i Partise Demokratike.