Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri nga foltorja e Kuvendit në drejtim të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndaj të cilit pritet të ngrihet një komision hetimor parlamentar për shkarkimin e tij.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se kjo ndodh kur e ngatërron spitalin ku duhej të ishte shtruar me qeverinë
Reagimin i Petrit Vasilit
Kur ngatërron spitalin me qeverinë!
Ka thjesht një të semurë, çakërdisur, të lënë pas dore, pa asnjë kurë dhe pa asnjë trajtim, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë.
Kurojeni sot, se nesër do të hajë veten.