Mbështetësit e opozitës kanë gjetur këtë herë një ide mjaft origjinale për të protestuar përpara Kryeministrisë.
Siç shihet dhe në foto, këtë herë ata kanë marrë me vete një gomar, të veshur me një rrobë të bardhë me mbishkrimin 'PS 30'. Mesa duket mbështetësit e opozitës kanë gjetur këtë ide origjinale për të ironizuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe po ashtu sloganin e socialistëve në atë garë 'PS 30'.
Opozita e bashkuar zhvillojnë mbrëmjen e sotme protestën e 10 kombëtare në Tiranë, për rrëzimin e kryeministrit Rama dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.