Shqiponja e flamurit kombëtar është vendosur në qëndër të protestës së opozitës. Në zemër të saj shkruhet shifra “85%”, aq sa është përqindja e shqiptarëve, sipas PD, që refuzuan Ramën në votimet e 30 Qershorit.
Sipas opozitës, në votimet e të dielës së 30 qershorit dolën vetëm punonjësit e administratës të cilët u kërcënuan me vendet e punës. PD dhe opozita bënë thirrje për braktisjen e votimeve të 30 qershorit.